Franca vijon të shënojë rritje të shitjeve të makinave elektrike
2024-01-07 15:49:25

foto nga VCG

foto nga VCG

Tregu i makinave elektrike në Francë regjistroi një rritje rekord prej 17% vitin e kaluar, sipas shifrave të publikuara nga Federata Franceze e Automjeteve (PFA), duke treguar një rritje të qëndrueshme të lëvizshmërisë elektrike.

“Regjistrimet e reja të automjeteve hibride shënuan një rritje në 9%”, treguan shifrat e PFA-së, citon “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Automjetet elektrike u rritën në 26%, krahasuar me 22% në vitin 2022 dhe 18% një vit më parë.

Në përgjithësi, shitjet e makinave në Francë u rritën fuqishëm vitin e kaluar. Numri i regjistrimeve të reja të makinave dhe furgonave u rrit me 16.1% në terma vjetore dhe ai i kamionëve me 11%.

foto nga VCG

foto nga VCG

Qytetarët francezë vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja financiare e qeverisë kur blejnë një automjet elektrik në vitin 2024.

Vëllimi i përgjithshëm i subvencionit arrin në 1.5 miliardë euro (1.65 miliardë dollarë), 200 milionë euro më pak se në 2023. Megjithatë, shuma e subvencionit do të reduktohet nga 5000 euro në 4000 euro për njerëzit me të ardhura të mira, ndërsa do të mbetet në 7000 euro për gjithë të tjerët. (Irma)