Izraeli: Pas luftës, në Gaza do të ketë sundim të kufizuar palestinez
2024-01-07 10:58:24

foto nga VCG

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka treguar planin se si do të drejtohet Gaza pasi Hamasi të mposhtet prej tyre.

Sipas planit, lufta e Izraelit në territor do të vazhdojë derisa të sigurojë kthimin e pengjeve të marra më 7 tetor, të çmontojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe të largojë çdo kërcënim ushtarak të mbetur, shkruan “BBC”, citon “RTSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas planit, pas kësaj, do të nisë një fazë e re, gjatë së cilës Hamasi nuk do të kontrollojë Gazën dhe nuk do të përbëjë kërcënim sigurie për qytetarët e Izraelit, me organe të paspecifikuara palestineze që do të marrin qeverisjen e territorit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Izraeli do të rezervojë të drejtën e tij për të operuar brenda territorit, thuhet në plan, por nuk do të kishte prani civile izraelite në Rripin e Gazës pasi të jenë arritur qëllimet e luftës.

Dokumenti, i titulluar “Vizioni për fazën 3 të luftës”, përshkruan se si forcat izraelite do të ndryshonin në një qasje të re luftarake, në dukje të zvogëluar në Gazën veriore, ndërsa do të vazhdojnë të luftojnë Hamasin në jug të territorit për sa kohë të jetë e nevojshme. (Irma)