Ministrja Denaj takon zv.drejtorin e CIHEAM për ecurinë e projekteve të përbashkëta
2024-01-07 15:23:22

Ministrja Denaj (Foto Atsh)

Ministrja Denaj (Foto nga Atsh)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi në Tiranë një takim pune me zëvendësdrejtorin e Institutit për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare CIHEAM-Bari, Biaggio Di Terlizzi.

Ministrja Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e 9 projekteve të përbashkëta, në drejtime të ndryshme të zhvillimit rural, citon “ATSH”.

“Diskutuam për mundësitë e reja dhe angazhimin e të gjithë përfituesve të tyre në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural e peshkimit”,- tha Denaj. “CIHEAM po mbështet me asistencë teknike institucionet në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit drejt përafrimit me standardet europiane”,- bëri të ditur ministrja Denaj.

Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare (CIHEAM) është një organizatë që për 60 vjet kontribuon për të promovuar bashkëpunimin shumëpalësh në fushat e bujqësisë, të ushqimit, peshkimit dhe menaxhimit të territoreve rurale, duke pasur si qëllim t’u përgjigjet nevojave të shteteve dhe aktorëve të agroushqimit. (Irma)