Blinken fillon mision të ri diplomatik për Lindjen e Mesme, takohet me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë
2024-01-07 16:52:35

foto nga VCG

foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të shtunën në hapje të një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme, ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.

Vizita e katërt e zotit Blinken në tre muaj vjen mes zhvillimeve shqetësuese jashtë Gazës, përfshirë Libanin, Izraelin verior, Detin e Kuq dhe Irakun.

Sekretari Blinken u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm Hakan Fidan për të diskutuar për ndikimin që mund të ushtrojë Turqia dhe vende të tjera veçanërisht ndaj Iranit dhe grupeve aleate me të, për të lehtësuar tensionet në rritje, për të përshpejtuar dërgesat e ndihmave humanitare në Gazë dhe për të filluar planifikimin për rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës së pasluftës. Pjesa më e madhe e territorit është kthyer në gërmadha nga tre muaj bombardime intensive izraelite.