Kryeministri Rama: Mati do të ketë qendër dinjitoze shërbimesh transporti
2024-01-07 15:50:34

Qendra ne Mat (Foto nga Atsh)

Qendra ne Mat (Foto nga Atsh)

Qendra e re e shërbimeve të transportit rrugor në Mat, një drejtori e cila iu shërben drejtuesve të automjeteve në bashkitë Burrel dhe Klos, po shndërrohet në një godinë dinjitoze me kushte dhe standarde të larta shërbimi për qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga ky investim, i cili eliminon mesatarisht 162 km vajtje-ardhjet në Peshkopi, bën të ditur “ATSH”.

Rama u shpreh se kjo qendër u vjen në ndihmë mbi 13,000 drejtuesve të mjeteve dhe një flote prej mbi 6,000 mjetesh.

Me ngritjen e kësaj qendre të re, shkurtohet distanca për marrjen e shërbimeve, ulen kostot për sektorin dhe u kursehet kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin.

Më parë për kryerjen e testimeve, certifikimeve e praktikave të shumta drejtuesit e mjeteve duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje-ardhje. (Irma)