Ministri Mete: Ekonomia shqiptare me ecurinë më pozitive në rajon
2024-01-07 16:07:57

Ministri Mete (Foto Facebook Ervin Mete)

Ministri Mete (Foto Facebook Ervin Mete)

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, deklaroi se ekonomia shqiptare vlerësohet si një nga më rezistentet dhe me ecurinë më pozitive në rajon, me pritshmëri për rritje të mëtejshme.

Gjatë një prononcimi për mediet, ministri Mete bëri të ditur se me ecurinë pozitive të ekonomisë, të ardhurat e larta, trendin ulës të borxhit, si edhe me avancimin e procesit të negociatave drejt BE-së, është hapur rruga për një kalim në një kategori më të lartë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, “Standard and Poor’s” e rishikoi në rritje perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive, për herë të parë pas 7 vitesh.

Praktikisht, deklaroi Mete, ekonomia po hyn në një fazë të re zhvillimi. Patëm një vit të jashtëzakonshëm turistik, nivele të larta të investimeve të huaja direkte, një performancë të mirë të të ardhurave, si dhe shifra në ulje të papunësisë. (Irma)