Kryeministrja italiane: Duhet të riorganizohet shpërndarja e emigrantëve në vendet e BE-së
2024-01-07 15:16:28

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, nuk beson se reforma e BE-së për azilin është një zgjidhje e qëndrueshme për të frenuar emigracionin e parregullt në Evropë. 

Sipas kryeministres italiane, shpërndarja e emigrantëve ndërmjet vendeve anëtare të BE-së duhet të riorganizohet, shkruan “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Pas një beteje të gjatë, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord për një reformë të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit para fundit të vitit.

Nëse vendet nuk duan të pranojnë refugjatë, ata duhet të ofrojnë mbështetje, për shembull në formën e pagesave monetare. Po ashtu, u ra dakord për procedurat e standardizuara kufitare dhe akomodimin për emigrantët.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Unë mendoj se rregullat e reja janë më të mira se ato të mëparshme. Por, kjo nuk është një zgjidhje. Ne kurrë nuk do ta zgjidhim problemin nëse mendojmë se si i menaxhojmë emigrantët kur ata të arrijnë në Evropë”, deklaroi Meloni. (Irma)