Kryediplomati italian: Evropa përfaqëson shpresën për të gjithë
2024-01-07 16:13:15

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, deklaroi se Evropa shihet si përfaqësuese e shpresës për të gjithë dhe duhet ta shikojmë atë si një Evropë që duhet përmirësuar, e cila duhet të ketë politikën e saj të jashtme të vërtetë dhe ushtrinë e saj.

Gjatë një vizite kortezie në Paris, Tajani tha se të jesh pro evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt, por nëse je një shtetas i mirë i vendit tënd, atëherë je dhe një evropian i mirë.

Tajani theksoi nevojën për një Evropë udhëheqëse, që i lejon të gjithëve të mbrohen më mirë në kohën e sfidave të mëdha globale. (Irma)