Suedia regjistron temperatura ekstreme, deri në -42 gradë celsius
2024-01-06 16:02:16

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

foto nga VCG

I ftohti në Suedi ka arritur nivele ekstreme, shoqëruar edhe me erëra të fuqishme. Sipas mediave suedeze, temperaturat në vend kanë arritur në minus 38 gradë celsius.

Ndërsa, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri, -42.5 gradë celsius, shkruan “Panorama”.

Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa, për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav. Qindra shoferë kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme për shkak të borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.  (Irma)