Ministri izraelit i Mbrojtjes njofton një fazë të re të luftës në Gazë
2024-01-06 17:10:03

foto nga VCG

foto nga VCG

Izraeli kreu sulme ajrore në zonat në jug të Gazës, Khan Yunis dhe Rafah, si dhe në pjesën qendrore të rajonit. Agjencia e lajmeve France-Presse citoi njoftime të ushtrisë izrelite, sipas së cilës u goditën më shumë se 100 objektiva. 

Ministria e Shëndetësisë palestineze, që kontrollohet nga Hamasi, tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 162 palestinezë.

Të enjten, ministri i Mbrojtjes së Izraelit njoftoi planet për një fazë të re të luftës në Gazë, që përfshin një strategji më objektiva të përcaktuara në veri të territorit.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria izraelite mbi planin e ministrit të mbrojtjes.