Kryeministri Rama: Investimet në universitete hapin rrugë të reja në zhvillimin e potencialit të studentëve
2024-01-06 15:51:38

Universiteti bujqesor (Foto Atsh)

Universiteti bujqesor (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me investimet në universitete hapen rrugë të reja në zhvillimin e njohurive dhe potencialeve të studentëve.

Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga investimet transformuese në disa universitete të vendit, të cilat krijojnë kushte bashkëkohore për studentët dhe pedagogët, kryeministri Rama tha se ato do të prekin Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin Politeknik, si dhe disa fakultete, së bashku me krijimin e Muzeut të Gjeologjisë, shkruan “ATSH”.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vijojnë investimet në Universitetin e Durrësit, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Studimeve Profesionale, në universitetet e Elbasanit dhe Vlorës, me ndërtimin e godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Shëndetit Publik. (Irma)