Numri i turistëve me anije në portin e Pireut në Greqi arriti shifra rekord
2024-01-06 14:43:09

foto nga VCG

foto nga VCG

Numri i turistëve me anije në portin e Pireut në Greqi në vitin 2023 shënoi rekord historik. Sipas shifrave paraprake të publikuara nga Autoriteti Portual i Greqisë S.A. (PPA S.A.), i cili drejton portin më të madh të vendit, numri i përgjithshëm i pasagjerëve ishte afërsisht 1.5 milionë krahasuar me 880.000 në 2022, shkruan “Xinhua”. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sa i përket seksionit të portit, afërsisht 800.000 pasagjerë arritën në Pire vitin e kaluar nga 380.000 në vitin 2022. 

Sipas të dhënave zyrtare, numri i anijeve kroçerë të ndaluara gjatë vitit 2023 ishte 760, duke përfshirë 525 porte. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Bazuar në të dhënat e prenotimeve paraprake, industria e kroçerave në port duket se ka një vrull edhe gjatë këtij viti. Tashmë janë bërë prenotime për 1042 mbërritje, me një rritje të madhe dhe një rekord të ri të pritshëm në mbërritjet në port. 

Kompania kineze “COSCO Shipping” bleu shumicën e aksioneve të PPA-së në vitin 2016 pas një tenderi ndërkombëtar. (Irma)