2023-shi, vit i turizmit në Gjirokastër
2024-01-06 15:05:09

foto nga VCG

foto nga VCG

2023-shi u cilësua edhe si viti i zhvillimit të turizmit në qarkun e Gjirokastrës, çka bëri që të kishte mjaft ndikim edhe në zhvillimin e bizneseve. 

Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Maksim Hoxha, arritjet më të mëdha shkuan për biznesin hoteleri-turizëm, shkruan “RTSH”.

“Kanë qenë arritje të kënaqshme në sezonin turistik. Ka qenë ajo punë e bërë për vite të tëra që u shpërblye vjet. Sezoni ka qenë shumë i frytshëm me lëvizje të mëdha turistësh”, u shpreh Hoxha.

Por, viti 2023 kishte edhe problematikat e veta. Një prej tyre ishte edhe rënia e kursit të euros, që çoi disa biznese në rënie ose në falimentim. 

Në qarkun e Gjirokastrës operojnë rreth 2500 biznese. (Irma)