Ministria e Turizmit nis punën për hartimin e strategjisë 2024 – 2030
2024-01-06 14:37:17

Strategjia per turizmin (Foto Rtsh)

Strategjia per turizmin (Foto Rtsh)

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur punën për hartimin e strategjisë së re të Turizmit që do të paraprijë vizionin e gjithë sektorit deri në vitin 2030.

Në një postim në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, ministrja Mirela Kumbaro deklaroi se për hartimin e strategjisë së re të Turizmit kontributin mund ta japin të gjithë. 

“Kjo është një ftesë për të marrë pjesë në pyetësorët që do të na shërbejnë për të pasur në dorë një platformë sa më gjithëpërfshirëse, koherente, që i prin tregut, orienton tendencat, përmbush e lehtëson marrëdhëniet mes aktorëve të sektorit publik e privat”, u shpreh Kumbaro.

Shqipëria shënoi një numër rekord turistësh gjatë vitit 2023. Përveç shifrave të larta, mbi 10 milionë, Shqipëria ka përjetuar edhe një bum të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike.

Shqipëria ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu në veri.  (Irma)