Tërmeti në Japoni/ Qindra persona vijojnë ende të zhdukur
2024-01-06 15:56:27

foto nga VCG

foto nga VCG

Ekipet e shpëtimit në Japoni janë në betejë me kohën për të gjetur qindra persona të zhdukur pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 7.6 që ra natën e Vitit të Ri.

Të premten, numri i të vdekurve në gadishullin e largët Noto u rrit në 92 viktima, shkruan “Panorama”.

Forcat e Mbrojtjes së Japonisë dyfishuan numrin e ekipeve të shpëtimit në 4600, njoftoi agjencia e lajmeve “Kyodo”.

Shumë njerëz mendohet se janë të bllokuar nën shtëpitë e tyre të shembura, kryesisht në qytetet Suzu dhe Wajima.

foto nga VCG

foto nga VCG

Strukturat prej druri nuk u ndërtuan për t’i bërë ballë tërmeteve të fuqishëm që shpesh godasin vendin.

Dhjetëra mijëra banorë janë ende pa energji dhe ujë, ndërsa qindra mbeten të izoluar nga ndihma për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe rrugëve të bllokuara.

“Ne nuk do të dorëzohemi”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida pas një takimi me ekipet e shpëtimit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kishida u kërkoi që mos të lënë gur pa lëvizur për të arritur te komunitetet e prekura.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu një cunami të vogël që përmbyti të paktën 296 hektarë tokë, sipas Ministrisë japoneze të Tokës.

Japonia premtoi 34 milionë dollarë në rezerva buxhetore për të ndihmuar viktimat. (Irma)