ShBA, Gjykata e Lartë do të përcaktojë nëse ish-presidenti Trump mund të përjashtohet nga fletët e votimit
2024-01-06 16:59:15

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjykata e Lartë e ShBA-së tha të premten se do të përcaktojë nëse emri i presidentit Donald Trump mund të përjashtohet ose jo nga fletët e votimit për shkak të përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, gjë që e bën gjykatën faktor në fushatën presidenciale të vitit 2024.

Anëtarët e gjykatës e pranuan se është e nevojshme që të merret një vendim i shpejtë, pasi zgjedhësit do të fillojnë së shpejti të hedhin votat presidenciale në zgjedhjet paraprake në të gjithë vendin.

Gjykata ra dakord të shqyrtonte një apel nga ana e zotit Trump ndaj një vendimi në shtetin e Kolorados që u mor për shkak të rolit të tij në ngjarjet që arritën pikën kulmore me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Argumentat për këtë çështje do të paraqiten në fillim të shkurtit.

Është hera e parë që gjykata amerikane do të japë një interpretim për një dispozitë të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikan sipas së cilës u ndalohet disa zyrtarëve që "angazhohen në kryengritje" të mbajnë poste publike.

Amendamenti u miratua në vitin 1868, pas Luftës Civile dhe është përdorur aq rrallë sa gjykata më e lartë e vendit nuk ka pasur asnjë rast më parë për të shprehet për të.