Franca zbulon gripin e shpendëve te rosat e vaksinuara
2024-01-06 14:46:15

foto nga VCG

foto nga VCG

Franca zbuloi një shpërthim të gripit të shpendëve shumë patogjen (HPAI) mes rosave të vaksinuara në një fermë në qytetin perëndimor Vendee, njoftuan autoritetet lokale. 

Për të frenuar përhapjen e gripit të shpendëve, do të asgjësohen 8700 rosa, të gjitha të vaksinuara kundër HPAI-t, siç kërkoi qeveria franceze vitin e kaluar, shkruan “Xinhua”. 

“Për të shmangur çdo rrezik të përhapjes së virusit në fermat e tjera, prefekti i Vendee ka miratuar një dekret që përcakton zonat e rregulluara të mbrojtjes dhe zonat e mbikëqyrjes, të cilat janë vendosur përkatësisht brenda një rrezeje prej 3 dhe 10 km rreth objektit të kontaminuar”,- thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndonëse rosat u vaksinuan kundër HPAI, prefektura njoftoi se vaksinimi nuk eliminon plotësisht rrezikun e infektimit te shpendët nëse virusi futet në fermë. Ministria franceze e Bujqësisë bëri të ditur se gjithsej shtatë shpërthime të HPAI janë konfirmuar në Francë që nga 27 nëntori 2023, data e shpërthimit të parë të HPAI gjatë vjeshtës së vitit të kaluar. 

Franca përshkallëzoi dhjetorin e kaluar statusin e saj të alarmit për gripin e shpendëve nga “i moderuar” në “i lartë” në mbarë vendin, pasi konfirmoi kontaminimin nga HPAI në një fermë gjelash. (Irma)