"Shteti Islamik" merr përgjegjësinë për sulmin në Iran
2024-01-05 19:32:06

Foto nga VCG

Grupi terrorist “Shteti Islamik” mori sot përgjegjesinë për shpërthimet që shkaktuan vdekjen e afro 100 njerëzve dhe lëndimin e shumë të tjerëve në Iran gjatë ceremonisë përkujtimore për komandantin e Gardës Iraniane Qassem Soleimani.

“Shteti Islamik” mori përgjegjësi përmes një deklarate të bërë në platformën Telegram.