Lufta Izrael-Hamas, kryediplomati amerikan nis turin në Lindjen e Mesme
2024-01-05 15:48:20

Blinken (Foto Panorama)

Blinken (Foto Panorama)

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nisi një turne në Lindjen e Mesme, i cili do të përfshijë një ndalesë në Izrael, ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë konsultimet diplomatike mbi konfliktin Izrael-Hamas, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan.

Sipas tij, i dërguari diplomatik i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, do të udhëtojë gjithashtu në Izrael për të punuar për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Hezbollahut, shkruan “Panorama”.

Sipas mediave turke, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha gazetarëve se kryediplomati amerikan do të zhvillojë takime me zyrtarët e Turqisë të shtunën.

Turneu i zyrtarëve të lartë amerikanë në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur rreziku për një përshkallëzim rajonal të konfliktit u rrit pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri, të martën në Bejrut. (Irma)