Ministrja Kumbaro: Ngritja e modeleve turistike, busulla drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit
2024-01-05 14:28:10

Vilat ne Gjinar (Foto Facebook Vilat Golden Alpine)

Vilat ne Gjinar (Foto Facebook Vilat Golden Alpine)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se struktura të lehta dhe miqësore me mjedisin janë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit të natyrës.

Ndërsa vizitoi një ambient turistik në Gjinar të Elbasanit, deklaroi se edhe vendet më të veçuara më parë, tashmë, falë ngritjes së strukturave në harmoni të plotë me mjedisin, përthithin turistë të shumtë, për të përjetura mrekullitë e natyrës shqiptare, shkruan “ATSH”.

“Sa mirë që edhe të zotët e këtyre bujtinave e hoteleve e kanë kuptuar këtë po aq mirë duke qenë bashkëpunëtorët tanë në këtë vit të pyjeve”, u shpreh ministrja Kumbaro. (Irma)