Lufta Izrael-Hamas/ Kryediplomati i BE-së: Zgjidhja duhet të imponohet nga komuniteti ndërkombëtar
2024-01-05 11:13:20

Borrell (Foto Panorama)

Borrell (Foto Panorama)

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, pasi palët ndërluftuese nuk do të jenë asnjëherë në gjendje të pajtohen, shkruan “Panorama”.

“Në 30 vjet kemi mësuar se zgjidhja duhet të jetë e detyrueshme nga jashtë, sepse dy palët në konflikt nuk do të jenë kurrë në gjendje të arrijnë marrëveshje”, tha Borrell nga Lisbona.

Ai paralajmëroi se nëse kjo tragjedi nuk merr fund së shpejti, e tërë Lindja e Mesme do të digjet.

Lufta arriti deri në Liban të martën me vrasjen e zëvendësliderit të Hamasit, Saleh al-Arouri, në Bejrut, nga një sulm me dron. (Irma)