Nisën kurset falas te qendra TUMO për të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë
2024-01-05 15:02:06

Qendra Tumo (Foto Atsh)

Qendra Tumo (Foto Atsh)

Qendra TUMO, e pozicionuar te Piramida, në Tiranë, këtë sezon të ri do të jetë falas për çdo nxënës.

Kjo qendër do të ketë më shumë disiplina në më shumë hapësira dhe për më shumë të rinj që duan të jenë pjesë.

Bashkia Tiranë ka bërë të ditur se do të vijojë të jetë përkrahësja numër një e inovacionit dhe rinisë në vend, shkruan “ATSH”.

Qendra TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Ajo do të ofrojë programe arsimore parashkollore për 12-18-vjeçarët, si robotika, animacioni, zhvillimi i lojërave, muzika dhe filmi.