Infektimet nga gripi/ ISHP: Vendosni maska në vendet me grumbullime
2024-01-05 11:02:37

Gripi (Foto Rtsh)

Gripi (Foto Rtsh)

Vendi është përfshirë nga një valë infektimesh prej gripit dhe infeksioneve të tjera virale. Instituti i Shëndetit Publik raporton për rreth 12 mijë të infektuar në një javë, shifër që pritet të arrijë kulmin në fund të muajit janar deri në mesin e muajit shkurt.

Sipas epidemiologëve, në vend qarkullojnë viruset gripale dhe Covid-19. Infektimeve gripale shoqërohen me një kompleksitet simptomash kryesisht të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, shkruan “RTSH”.

ISHP-ja bën apel për vendosjen e maskave në ambientet ku ka grumbullime njerëzish, por sidomos në urgjenca e spitale, për të shmangur përhapjen e infektimeve. 

Ekspertët e ISHP-së këshillojnë bërjen e vaksinës antigrip, por edhe atë kundër Covid.

ISHP-ja nuk konfirmon për momentin raste të rënda nga komlikacionet e gripit dhe shtrime në spital, por kjo gjë është e pritshme, sipas ekspertëve, bazuar në përvojat e çdo viti ndaj ata apelojnë për kujdes maksimal. (Irma)