Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sërish të burgosur
2024-01-05 10:55:57

Shkembimi i te burgosurve (Foto Rtsh)

Shkembimi i te burgosurve (Foto Rtsh)

Ukraina dhe Rusia kanë rifilluar shkëmbimet e të burgosurve pas një pauze disamujore.

“Njerëzit tanë janë në shtëpi”, theksoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mediat sociale të mërkurën, shkruan “ATSH”.

Ai tha se të burgosurit ishin ushtarë dhe civilë. Stafi që koordinon operacionin e quajti këtë shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga nisa e konfliktit në shkurt 2022.

230 burra dhe gra u liruan, duke përfshirë ushtarë, si dhe mbrojtësit e qytetit port të Mariupol dhe Snake Island.

Rusia njoftoi se 248 rusë u kthyen nga robëria ukrainase.

Në organizimin e shkëmbimit u përfshinë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Shkëmbimi i fundit u bë në korrik. (Irma)