Borxhi i ShBA-së arrin nivele të reja, duke kërcënuar ekonominë amerikane
2024-01-05 19:03:30

Foto nga VCG

“S’mund ta imagjinoni presionin në jetë tonë, është sikur litari rreth qafës po ngushtohet gjithnjë e më shumë.” Për amerikanin Carl Willett, 2023-shi ishte një vit shumë i palumtur. Të prekur nga faktorë të tillë si rritja e borxhit të qeverisë dhe çmimet e larta, amerikanët e zakonshëm si Willett po mbajnë një barrë të rëndë financiare.

Gjatë Vitit të Ri, të dhënat e publikuara nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së u dhanë amerikanëve të zakonshëm një tjetër goditje: më 2 janar, borxhi total publik i qeverisë federale të ShBA-së i kaloi për herë të parë 34 trilionë dollarët, vetëm tre muaj e gjysmë pasi i kishte kaluar 33 trilionë dollarë dhe pesë vjet më herët sesa ishte parashikuar nga Zyra e Buxhetit të Kongresit.

Çdo të thotë 34 trilion dollarë amerikanë? Sipas llogaritjeve nga agjencitë përkatëse të ShBA-së, kjo shifër e tejkalon 120 % të PBB-së së ShBA-së, që do të thotë se çdo amerikan është i ngarkuar me të paktën 100 000 dollarë borxh; nëse çdo familje amerikane kontribuon me 1 000 dollarë amerikanë në muaj, do të duhen 22 vjet për ta shlyer një borxh kaq të  madh. Këto sjellin një trysni të  madhe mbi ekonominë dhe shoqërinë amerikane.

Si lindi një borxh kaq i madh? Ekspertët analizojnë se, për të mbushur deficitin, qeveria amerikane ka marrë prej kohësh fonde përmes emetimit të bonove të thesarit. Për shkak të kostove jashtëzakonisht të ulëta të huamarrjes, "orteku i borxhit të ShBA-së" po bëhet gjithnjë e më i madh. Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri, ekonomia amerikane ishte në telashe. Për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike, qeveria amerikane emetoi një sasi të madhe bonosh, duke bërë që borxhi të rritej më shpejt sesa pritej. Për të frenuar inflacionin, Rezerva Federale vazhdoi të rritë normat e interesit, duke shtuar më tej kostot e ripagimit të borxhit të qeverisë së ShBA-së. Së bashku me rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe uljen e të ardhurave nga taksat, shkalla e borxhit është zgjeruar në mënyrë të pashmangshme.

 "Orteku i borxhit të ShBA-së" po bëhet gjithnjë më i madh dhe do të ketë ndikim në ekonominë amerikane. Fondacioni "Peterson" vuri në dukje se borxhi i madh dhe në rritje "po kërcënon të ardhmen e ekonomisë së ShBA-së".

Një sondazh i kryer nga rrjeti televiziv amerikan "Fox News" në fund të vitit 2023 tregoi se më shumë se tre të katërtat e votuesve të regjistruar besonin se ekonomia e  ShBA-së ishte në gjendje të keqe. Nuk është e vështirë të shihet se shumë kontradikta të thella në ekonominë amerikane nuk zgjidhen duke shkaktuar kriza të përsëritura borxhi. Kjo jo vetëm që krijon rreziqe e trazira të fshehura në shoqërinë amerikane, por gjithashtu sjell më shumë pasiguri në botë. Cilët janë rreziqet kryesore për sigurinë ekonomike të botës? Patjetër e keni përgjigjen.