Mjekët specializantë në Angli fillojnë grevën më të gjatë në historinë e Shërbimit Shëndetësor
2024-01-05 11:10:26

Doktoret e rinj ne Britani (Foto Wsws)

Doktoret e rinj ne Britani (Foto Wsws)

Dhjetëra mijëra mjekë specializantë në Angli nisën të mërkurën një grevë 6-ditore mbi mosmarrëveshjet e pagave, duke shënuar grevën më të gjatë në historinë 75-vjeçare të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), shkruan “Xinhua”.

“Gjithçka që na nevojitet është një ofertë e besueshme dhe ne mund t'i anulojmë këto greva”,- thanë në një deklaratë bashkëkryetarët e Komitetit të Mjekëve të Rinj të Shoqatës Mjekësore Britanike (BMA), Robert Laurenson dhe Vivek Trivedi.

“Morali në të gjithë shërbimin shëndetësor është në nivelin më të ulët historik”,- shtuan ata, duke vënë në dukje se 15 vjet erozion i pagave kanë nënkuptuar një ulje pagash prej 26 për qind në terma realë për një fuqi punëtore gjithnjë e më të nënvlerësuar që është e mbingarkuar.

Largimet erdhën pasi bisedimet dështuan midis qeverisë dhe anëtarëve të BMA-së, të cilët kanë kërkuar një rritje pagash prej 35 për qind.

Në shtator 2023, mjekët e NHS-së në Angli filluan të merrnin rritje pagash, me mjekët e vitit të parë në trajnim u dhanë 10.3 për qind, ndërsa mjeku mesatar i ri mori 8.8 për qind.

Qeveria i ka rezistuar idesë së rritjeve më të larta për shkak të frikës nga përkeqësimi i inflacionit.

“Ne kemi kërkuar të arrijmë në një zgjidhje të drejtë për taksapaguesit, për mjekët punëtorë dhe punonjësit e shëndetësisë”,- deklaroi një zëdhënës i kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Grevat kanë vënë presion në rritje mbi një sistem mjekësor tashmë të tejzgjatur. (Irma)