Punësimi në Gjermani shënoi rekord të ri në vitin 2023
2024-01-04 14:44:39

CFP

CFP

Forca punëtore gjermane u rrit në rreth 45.9 milionë në vitin 2023, më e madhja që nga ribashkimi i vendit në vitin 1990, sipas shifrave të përkohshme të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis), citon “Xinhua”.

Rekordi i mëparshëm, i vendosur në vitin 2022, u tejkalua me 0.7 për qind.

Në vitin 2020, pandemia e Covid-19 i dha fund një rritjeje të vazhdueshme 14-vjeçare të numrit të njerëzve të punësuar në Gjermani.

“Emigrimi i fuqisë punëtore të huaj ishte një nga arsyet e rritjes së punësimit në vitin 2023”,- njoftoi Destatis.

Po ashtu, është rritur edhe numri i të punësuarve me pasaportë gjermane.

Sektorët e shërbimeve shënuan rritje mbi mesataren e punësimit. Megjithatë, punësimi në industrinë përpunuese, duke përjashtuar ndërtimin, u rrit vetëm me 0.3 për qind.

Pavarësisht fuqisë punëtore në rritje, institutet kryesore ekonomike presin që ekonomia e Gjermanisë të tkurret pak në dy vitet e ardhshme.

Ekonomia më e madhe e Europës vuan gjithashtu nga një mungesë masive e punëtorëve të kualifikuar në shumë profesione, duke e bërë atë të varur ekonomikisht nga emigracioni. Prandaj, qeveria gjermane ka reformuar ligjet e vendit për emigracionin, duke e bërë më të lehtë qëndrimin për njerëzit e kualifikuar. (Elona)