Maroku ndalon mijëra emigrantë që shkonin në Spanjë
2024-01-04 15:29:27

Marok (Foto ATSH)

Marok (Foto ATSH)

Ushtria marokene njoftoi se ka ndaluar më shumë se 1000 emigrantë nga zona të ndryshme bregdetare përgjatë brigjeve të saj, të cilët po përpiqeshin të shkonin në ishujt Kanarie dhe enklavat e Ceuta dhe Melilla, të cilat i përkasin Spanjës.

“Njësitë e kontrollit kufitar të përbërë nga Ushtria, Marina dhe Forcat e Sigurisë arritën të pengonin operacionet e emigracionit të paligjshëm që nga e enjtja e kaluar”,- thuhet në një deklaratë të Komandës së Përgjithshme te Forcave të Armatosura Mbretërore Marokene.

Ata shtuan se gjatë operacioneve të ndryshme arrestuan 1110 persona, bën të ditur “ATSH”.

Në deklaratë thuhet se emigrantët ishin shtetas nga vende të ndryshme arabe, kryesisht nga Maroku, Algjeria, Tunizia dhe Jemeni.

Ishujt Kanarie, të vendosur në brigjet veriperëndimore të Afrikës, kanë përjetuar një rritje të mprehtë të mbërritjeve të anijeve që transportojnë emigrantë të parregullt që nga fillimi i tetorit.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, raportoi se më shumë se 38.000 emigrantë nga Afrika kanë arritur në ishuj në vitin 2023. (Elona)