Irani: Mbi 100 të vrarë në ceremoninë për nder të gjeneralit Soleimani
2024-01-04 16:15:58

CFP

CFP

Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e dy shpërthimeve të njëpasnjëshme brenda 15 minutash në një varrezë në Kerman të Iranit, u vranë 100 persona dhe u plagosën 170 të tjerë. Shpërthimet kishin si objektiv një ceremoni përkujtimore me rastin e katër vjetorit të vdekjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Ky u fundit u vra në vitin 2020 në Irak gjatë një sulmi me dron amerikan. Ngjarja vjen mes tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. 

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që në mediat shtetërore iraniane u quajt një sulm "terrorist". 

CFP

CFP