Sherbela kryeson eksportet e bimëve mjekësore të Shqipërisë në BE dhe SHBA
2024-01-04 15:39:39

Sherbela (Foto Atsh)

Sherbela (Foto Atsh)

Në Shqipëri kultivohen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike. Ekspertët e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thonë se eksportet janë të përqendruara në vendet e BE-së dhe kryesisht në SHBA, ku peshën më të madhe e zë tregtia e sherbelës, shkruan “ATSH”.

Sherbela shqiptare zë 66% të importeve amerikane, e cila së fundi po eksportohet edhe si produkt i përpunuar për industrinë ushqimore në SHBA. Ndërsa 33% e totalit të eksporteve shkon në Gjermani, Francë, Itali dhe vende të tjera, deri në Australi. Përveç sherbelës, eksportohet edhe rigoni, trumza, dëllinja e zezë dhe esencat e disa lloje bimësh të tjera.

Eksporti vjetor i sherbelës drejt SHBA-së, arrin nga 3800 tonë deri në 4900 tonë, rreth 12 milionë dollarë.

Ky sektor punëson mbi 90.000 punonjës, 10% e të cilëve janë të angazhuar edhe në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarë.

Sipërmarrjet e këtij sektori po rrisin investimet edhe për përpunimin e bimëve mjekësore, duke shtuar vlerën e eksporteve. (Elona)