Gripi dhe koronavirusi, alarm në SHBA për infeksione të dyfishta
2024-01-04 15:54:01

Spitalet në Kaliforni po mbipopullohen nga pacientë me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes. Situata ka filluar të bëhet alarmante dhe autoritetet shëndetësore janë në gatishmëri, për shkak të infeksioneve të dyfishta me grip dhe koronavirus, shkruan “Panorama”.

Fakti që disa pacientë janë infektuar nga të dy viruset në të njëjtën kohë është shumë shqetësuese për ekspertët.

Megjithëse spitalet nuk janë të tejmbushur sa gjatë pandemisë së Covid-19, numri i shtrimeve po rritet çdo ditë, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së.

“Disa nga këta pacientë janë pozitivë për më shumë se një virus, gripi mund të bashkëjetojë me Covid 19 dhe në të njëjtën kohë ne po shohim një shpërthim të virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV)”,- tha dr. Daisy Knott, një specialiste e sëmundjeve infektive. (Elona)