Aktivistët e të drejtave të njeriut: 2023-shi, viti rekord i dhunës kundër palestinezëve
2024-01-03 10:30:42

CFP

CFP

Aktivistët izraelitë të të drejtave të njeriut thanë se ka pasur më shumë raste të regjistruara të dhunës kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor në vitin 2023 sesa në çdo vit tjetër më parë.

“Nëntë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga masakra e Hamasit më 7 tetor”,- njoftoi organizata izraelite për të drejtat e njeriut “Yesh Din” në platformën “X”, citon “ATSH”.

Sipas aktivistëve, që nga fillimi i regjistrimit në vitin 2006, nuk ka pasur kurrë më shumë dhunë sesa vitin e kaluar.

“Vitin e kaluar, civilët izraelitë vranë të paktën pesë palestinezë në Bregun Perëndimor”, - sipas grupit izraelit të të drejtave të njeriut “B’tselem”.

CFP

CFP

Sipas “Yesh Din”, viti i kaluar ishte gjithashtu një vit rekord për sa i përket intensitetit të dhunës dhe numrit të izraelitëve të përfshirë.

Në shkurt, qindra izraelitë sulmuan fshatin Huwara dhe u vunë flakën shtëpive dhe makinave. “Yesh Din” raportoi më shumë se 1200 raste dhune gjatë gjithë vitit. Sipas kësaj organizate, ka një tendencë të mosraportimit të rasteve në polici. (Elona)