Ministria e Shëndetësisë: Numri i viktimave në Gaza arrin në mbi 22.000
2024-01-03 11:33:17

CFP

CFP

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës njoftoi të martën se 207 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite në enklavën palestineze gjatë 24 orëve të fundit.  

Sipas ministrisë, numri total i viktimave ka shkuar të paktën në 22.185 që nga 7 tetori 2023, shkruan “Xinhua”.  

Nga sulmet e nisura nga Hamasi u vranë 1200 persona në Izrael dhe u rrëmbyen qindra të tjerë, një pjesë e të cilëve janë liruar.  

Që prej 7 tetorit, Izraeli ka nisur një ofensivë të fortë, duke shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës, që po vuan një katastrofë humanitare. (Elona)