Përplasen dy avionë në Japoni, njëri shpërthen në flakë, 5 viktima
2024-01-03 11:20:48

Një avion me 379 pasagjerë në bord është përfshirë nga flakët në Japoni. Avioni i “Japan Airlines” u përplas me një avion më të vogël të rojës bregdetare në aeroportin Haneda të Tokios. Të 379 pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan në kohë. Fatkeqësisht, pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të avionit të rojës humbën jetën, përcjell “RTSH”. Pamjet dhe imazhet e shpërndara në mediat sociale treguan pasagjerët që largoheshin nga avioni.

Roja bregdetare tha se përplasja përfshiu një prej avionëve të saj, që  ishte drejtuar për në aeroportin Niigata në bregun perëndimor të Japonisë për të ofruar ndihma për ata që u prekën nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin. (Elona)