60 qendra shëndetësore dhe ambulanca do të rikonstruktohen në vitin 2024
2024-01-03 10:18:56

Qendër shëndetësore (Foto ATSH_)

Qendër shëndetësore (Foto ATSH_)

Buxheti 2024 do të mbështesë rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave, pjesë e programit madhor të rikonstruksionit 2023-2024, bën të ditur “ATSH”.

Me këtë buxhet do të financohet fillimi i punimeve për rikonstruksionin e Spitalit Psikiatrik Elbasan, blerja e pajisjeve mjekësore të teknologjisë së lartë në kuadër të fuqizimit dhe modernizimit të diagnostikës në spitalet publike, fillimi i punimeve për rikonstruksionin dhe mobilimin me pajisje të reja të godinës qendrore të Spitalit Rajonal Gjirokastër.

Po ashtu do të financohet fillimi i punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjen me aparatura të reja të godinës qendrore të Spitalit Rajonal Korçë, përfundimi i Spitalit Ditor në QSUT, rehabilitimi i Spitalit Onkologjik etj.

Pas rinovimit të plotë të 20 spitaleve dhe 340 qendrave shëndetësore, buxheti 2024 mbështet përfundimin e rikonstruksionit të 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. (Elona)