Tërmete të forta në bregdetin perëndimor të Japonisë
2024-01-02 15:10:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Japonia uli nivelin e paralajmërimit, të lëshuar pas një numri tërmetesh të mëdha që përfshinë pjesën perëndimore të vendit të hënën, por u kërkoi banorëve që jetojnë pranë brigjeve, që të mos kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa valë të mëdha vazhdojnë të përplasen në brigjet perëndimore të vendit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se mbi dhjetë tërmete goditën në zonat detare afër bregdetit të Ishikavas dhe qyteteve të tjera përreth, pak pas orë 16, sipas orës lokale në Japoni.

Sipas njoftimeve përkatëse, tërmete të forta kanë shkaktuar të paktën 30 viktima. (Fani)