Qeveria shqiptare miraton draftin për sigurinë ushqimore
2023-12-30 17:00:32

Qeveria shqiptare miratoi projektvendimin që lidhet me sigurinë ushqimore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se drafti rregullon tarifat të cilat kryhen në laboratorët e referencës për produktet plehruese, si ato që janë institucione shtetërore dhe ato që janë private, shkruan “ATSH”.

Sipas ministres, ky ë

Laborator (Foto Atsh)

Laborator (Foto Atsh)

shtë një projektvendim i akorduar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe do t’i vijë në ndihmë fermerëve jo vetëm në aspektin e cilësisë, por njëkohësisht dhe në nxitjen më tej të ministrisë, që e ka përgjegjësi për të zhvilluar një infrastrukturë të plotë laboratorike.

Ministrja Denaj bëri të ditur se më 2024-n do të rritet me 25% buxheti në funksion të laboratorëve për të siguruar më shumë certifikime të sa më shumë subjekteve, që kanë nevojë, jo vetëm për produktet në konsum të brendshëm, por mbi të gjitha për eksportet. (Irma)