“Hiri i Krishtlindjes” zbriti në pavijonin e ikonave në Muzeun Historik Kombëtar
2023-12-28 11:39:51

Foto nga Foto KultPlus

Një mbrëmje poetike nën titullin “Hir Krishtlindjeje” mblodhi artdashësit në Muzeun Historik Kombëtar. Aktoret e mirënjohura Yllka Mujo e Luiza Xhuvani interpretuan vargje nga Nënë Tereza, Ilirjan Zhupa e Zhak Prever.

“Aktoret tona të çmuara Yllka Mujo e Luiza Xhuvani e përfshinë publikun në një atmosferë të ngrohtë dhe intime nën hirin e Krishtlindjes”,- shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një postim “online”, citon “ATSH”.

Atmosfera plotësohej nga ikonat e ekspozuara në muze, ku artistet recituan të shoqëruara nga “Ave Maria” e interpretuar prej mexosopranos Vikena Kamenica.

Koncerti “Hir Krishtlindjeje” u mbajt në pavijonin e ikonave, në Muzeun Historik Kombëtar, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. (Elona)