Ekspertë të fushave të ndryshme mblidhen në Drilon për faunën e egër
2023-12-28 15:20:08

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura organizoi të mërkurën një takim të titulluar “Tryeza e gjelbër-bota e egër përmes fotografisë”.

Të pranishmit në këtë takim bashkëbiseduan mbi protokollet e monitorimit të faunës së egër si dhe për mbjelljen e pemëve të reja në zonën e Drilonit, shkruan “ATSH”.

Ekspertët e fushave të ndryshme kanë ofruar njohuritë dhe eksperiencën e tyre edhe në fotografimin dhe filmimin e botës së egër në Shqipëri dhe Kosovë.

Në fund të takimit të pranishmit asistuan në çeljen e ekspozitës së artit figurativ të frymëzuar nga Parku i Mbrojtur “Liqeni i Pogradecit”. (Elona)