Investimet e huaja, BSH: Energjia dhe gazi gjeneruan 121 milionë euro
2023-12-28 15:17:56

Foto nga ATSH

Sektori energjetik renditet i katërti për nga vlera e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektorët e energjetikës dhe gazit gjeneruan 121 milionë euro investime të huaja për 9-mujorin 2023, citon “ATSH”. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9%.

Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në energjinë hidrike.

Ndërkohë, në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore. (Elona)