Lindjet në rënie, shpenzimet për bonusin e bebeve në rritje
2023-12-27 13:00:47

Foto nga VCG

Megjithëse lindjet në Shqipëri kanë shënuar rënie vjetore me 12 për qind në 9-mujorin 2023, dhe ligji kufizon dhënien e bonusit të bebes jashtë vendit, shpenzimet në këtë zë shënuan rritje në 11-mujor si me planin e periudhës dhe si më faktin e vitit të kaluar, shkruan “Panorama”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-nëntor 2023 u akorduan rreth 3 miliardë lekë (29 milionë euro) si bonus për bebet. Kjo shumë ishte 25 për qind më lartë se plani i 11-mujorit dhe 7 për qind më shumë se vjet.

Të dhëna zyrtare të INSTAT-it tregojnë se në 9-mujorin këtij viti lindën në të gjithë vendin 16.300 bebe me rënie 16% në krahasim 9-mujorin 2022.

Të dhëna nga Ministria e Financave tregojnë se që nga viti 2019, kur hyri në fuqi pagesa për bonusin e bebeve, deri në nëntor 2023 janë paguar nga buxheti i shtetit 146 miliardë lekë (140 milionë euro).

Të dhënat vjetore të konsultuara me numrin e lindjeve brenda vendit tregojnë se mbi 45 për qind e kësaj shume, rreth 65 milionë euro, kanë shkuar për lindjet jashtë vendit.

Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj sipas të cilit bebet që lindin jashtë vendit nuk përftojnë bonusin e vënë në dispozicion nga qeveria.

Kjo nismë erdhi për shkak se më shumë se 45 për qind e fondit vjetor në buxhetor ikte për fëmijët e lindur jashtë vendit, në një kohë që instrumenti u ndërmor për stimuluar lindshmërinë për ata që jetojnë në Shqipëri. (Irma)