Trefishohet numri i nomadëve digjitalë në Tiranë
2023-12-26 10:52:03

Nomadet (Foto Atsh)

Nomadet (Foto Atsh)

Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion për nomadët digjitalë, shkruan “ATSH”.

Lehtësitë fiskale, por edhe krijimi i laboratorëve digjitalë janë shtysat kryesore që kanë tërhequr interesin e shtegtarëve të teknologjisë.

Sipas ekspertëve, Shqipëria dhe Tirana ka një potencial të madh të përthithjes së nomadëve digjitalë.

Ata thonë se interesi i shqiptarëve jashtë kufirit  është i madh dhe po punohet për ta rritur edhe më tej prezencën e tyre.

Bashkia e Tiranës po punon për të krijuar sa më shumë platforma ku nomadët digjitalë, start up-et dhe sipërmarrësit të takohen mes tyre. (Fatosi)