Revista spanjolle: Shqipëria, destinacioni më i lirë evropian për 2024-n
2023-12-26 15:00:57

Festivali i Këngës Rtsh (Foto RTSH)

Festivali i Këngës Rtsh (Foto RTSH)

Revista spanjolle “Okdiario” është një ndër mediet e shumta botërore që ka shkruar për Shqipërinë, duke e rekomanduar për ta vizituar si destinacioni më i lirë evropian për vitin 2024, shkruan “ATSH”.

Popullariteti i Shqipërisë ka përjetuar rritje eksponenciale vitet e fundit. Ndryshe nga destinacionet e tjera në Mesdhe, ajo ka arritur të qëndrojë larg turizmit masiv, duke u bërë kështu një zgjedhje e shkëlqyer për të përjetuar një atmosferë autentike dhe tradicionale.

Autoritetet shqiptare flasin për një bum turistik gjatë vitit 2023. Sipas tyre, pritet që deri në fund të tij numri i turistëve që kanë vizituar vendin të arrijë në 10 milionë.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se ky është bilanci më pozitiv i shënuar ndonjëherë.   (Fatosi)