Protestë e opozitës në Serbi kundër zgjedhjeve të manipuluara, policia hedh gaz lotsjellës
2023-12-26 15:32:15

CFP

CFP

Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës për të parandaluar qindra mbështetës të opozitës të hynin në ndërtesën e Këshillit të Qytetit në Beograd, në shenjë proteste ndaj asaj që vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se ishin parregullsi të përhapura në votime gjatë zgjedhjeve të përgjithshme fundjavën e kaluar, njofton “Panorama”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ishte një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e orkestruar nga jashtë. Ai tha se më shumë se 35 persona u arrestuan dhe do të pasonin më shumë ndalime.

“Kjo ishte një tentativë për marrjen e dhunshme të institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiç për televizionin pro-qeveritar “Pink”.

Autoritetet populiste të vendit kanë mohuar manipulimin e votave dhe i kanë përshkruar zgjedhjet për të mbushur parlamentin dhe zyrat lokale si të drejta.

Vuçiç tha të dielën se pretendimet për parregullsi në votim ishin gënjeshtra të hapura të promovuara nga opozita politike.

CFP

CFP

Vuçiç sugjeroi se trazirat ishin nxitur nga jashtë, por nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimin. Duke iu drejtuar kombit në mediat shtetërore ndërsa protesta po zhvillohej jashtë bashkisë së Beogradit, ai i quajti demonstruesit banditë të cilët nuk do të kishin sukses në destabilizimin e shtetit.

“Ky nuk është një revolucion”,- tha Vuçiç. (Fatosi)