Parku i Aventurave në Shishtavec pret turistë të shumtë
2023-12-26 11:21:54

Shishtaveci (Foto Rtsh)

Shishtaveci (Foto Rtsh)

Parku i Aventurave  në Shishtavec në Kukës po pret turistë të shumtë në festat e fundvitit. Ai ndodhet në pikën më të lartë të Shishtavecit 1300 – 1390 metra mbi nivelin e detit, shkruan “RTSH”.

Me shtëpizat turistike, parku është një atraksion që ka nxitur interesin e turistëve dhe zhvillimin e disa sektorëve të ekonomisë.

Turistët që frekuentojnë shtëpizat e parkut janë vendas dhe të huaj. Ata thonë se më së shumti i tërheq peizazhi malor dhe sportet e dimrit.

Parku i Aventurave në Shishtavec është një vlerë e shtuar e turizmit malor dhe sporteve në zonën e Kukësit. (Fatosi)