Flukset e fundvitit, strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje
2023-12-25 11:29:10

Foto nga ATSH

Për shkak të fluksit në rritje në prag të festave të fundvitit në të gjitha pikat e kalimit kufitar strukturat doganore do të funksionojnë pa ndërprerje, njofton “ATSH”.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, deklaroi se të gjitha strukturat doganore do të vijojnë të funksionojnë 24 orë në 7 ditë.

Ai ka kërkuar përkushtim dhe angazhim të shtuar në realizimin e mbledhjes së të ardhurave, cilësinë e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë dhe përmirësim të perfomancës të çdo punonjësi të Administratës Doganore. (Fatosi)