Ministrja Margariti: Veshja e gruas mirditore shpallet pasuri kombëtare
2023-12-25 10:40:25

Foto nga RTSH

Veshja e mrekullueshme e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”, deklaroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ajo publikoi në rrjete sociale foto të kostumit tradicional dhe shkroi: “E mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase”, njofton “RTSH”.

Margariti tha se, me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare.

Ky fakt, theksoi ministrja, na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj. (Fatosi)