Pista e akullit në Korçë, një atraksion i shtuar për festa
2023-12-25 14:20:17

Foto nga RTSH

Fëmijë dhe të rritur që janë adhurues të patinazhit kanë pasur mundësi ta ushtrojnë sërish këtë sport në qytetin e Korçës, falë një piste patinazhit, vendosur në një shesh të qytetit si një atraksion i shtuar turistik gjatë festave të fundvitit, njofton “RTSH”.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që është instaluar, interesi për të frekuentuar pistën e patinazhit ka qenë i lartë.

Janë kryesisht grup moshat e vogla që zgjedhin të bëjnë më shpesh xhirot mbi akull, si një mundësi më shumë argëtimi.

Por nuk mungojnë edhe turistët që vizitojnë Korçën, për të përfituar nga kjo mundësi.  (Fatosi)