"Arrëthyesi" premierë në TKOB , për herë të parë audio përshkrim për njerëzit me shikim të kufizuar
2023-12-25 14:51:02

Foto nga RTSH

“Arrëthyesi”, baleti emblematik i krishtlindjes, me muzikën e papërsëritshme të Tchaikovsky-t sjell festën, magjinë dhe atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, shkruan “RTSH”.

Produksioni më i ri “Arrëthyesi” i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit erdhi këtë vit për të parën herë në Shqipëri edhe për të gjithë njerëzit me shikim të kufizuar, nëpërmjet audio përshkrimit, gjatë premierës së shfaqjes.

Muzika e pakrahasueshme e Tchaikovsky-t u interpretua nga Orkestra Simfonike e TKOB-së nën dirigjimin e maestros Jacopo di Pescasseroli.

Përralla në skenë erdhi nën interpretimin magjik të Trupës së Baletit, të veshur me kostumet e mrekullueshëm kori i TKOB-së.

Kori i Zërave të Bardhë, dhe gjithë produksioni gjigand i kësaj shfaqjeje premierë, i bën  Krishtlindjet të pa harrueshme. (Fatosi)