INSTAT: 9.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri në 11 muaj
2023-12-24 14:22:40

Foto nga VCG

Shqipëria ka shënuar vitin më të mirë historik sa i përket turizmit.

Për 11-mujorin, sipas të dhënave të INSTAT-it cituar nga “ATSH”, në vend kanë hyrë 9.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 33.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar në muajin nëntor 2023 janë 1.099.343.

Ky tregues rezulton me një rritje 35.9%, krahasuar me nëntorin 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit nëntor 2023 janë 1.074.479, duke shënuar një rritje me 28.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntor 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 552.122.

Ky numër është rritur me 22,6% krahasuar me nëntorin 2022. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 547.221. Ky numër është rritur me 52,7% krahasuar me nëntorin 2023.

Në nëntor 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 525.182 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 14.100 dhe 3.577 shtetas.  (Irma)